Ansambli shqiptar fitoi në edicionin e 27-të të „Duna Carneval“ në Budapestë

од admin_kult

Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, fiton edicionin e 27-të “Duna Carneval” në Budapest. 

Me emocione të papërshkruara dhe konkurencë jashtëzakonisht të fortë dhe paraqitje tejet dinjitoze të Bullgarisë, Meksikës e grupeve tjera, ansambli shqiptar ka triumfuar duke rrëmbyer dy çmime: “Çmimin special” dhe Çmimin e parë. Një kurorëzim i punës së mrekullueshme të artistëve, bashkëpunëtorëve, koreografëve, kordinatorit të marëdhënieve ndërkombëtare dhe gjithë stafit të ansamblit në krye me drejtuesin e ansamblit!

Një gurë jashtëzakonisht i rëndësishëm në historinë e njohjes ndërkombëtare të ansamblit dhe kulturës tonë kombëtare!

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе