Me rastin e 50 vjetorit të themelimit të teatrit “Hapa” dhe 80 vjetorit të lindjes së themeluesit Bore Angellovski, më 25 shkurt (e diel) në ora 20:00, në Shtëpinë e Kulturës “Dimitar Vllahov” në Autokomandë do të shfaqet premierë shfaqja “End&Start game”.
Shfaqja është bazuar në veprën “Fundi i lojës” nga Samuel Beket, me regji të Snezhana Konevski-Rusi.
Në rolet interpretojnë Marko Xhambazoski, Daniel Goçevski, Nikolla Kuzmanoski, Maja Gjurçevska dhe Nikolla Dimevski.