Institucioni Nacional Muzeu i Kumanovës, për nder të 80-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Hristijan Todorovski-Karposh, hap dyert për vizitë në shtëpinë përkujtimore kushtuar heroit të Kumanovës – njoftojnë Muzeu.
Në muajin shkurt vizita në shtëpinë përkujtimore do të jetë falas dhe me udhërrëfyes të ofruar nga Institucioni.
– Më 7 shkurt të këtij viti përkujtojmë 80 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Hristijan Todorovski-Karposh. Në kuadër të këtij jubileu muajin shkurt ia kushtojmë këtij luftëtari, revolucionar dhe heroit kombëtar të shquar. Me këtë rast shtëpia muzeu i heroit kombëtar Hristijan Todorovski-Karposh hap dyert për të gjithë qytetarët, të cilët këtë muaj do të mund ta vizitojnë pa pagesë ekspozitën e përhershme historike. Ekspozitën e përhershme në shtëpinë muze mund ta vizitojnë të gjithë, studentë, profesorë, qytetarë, nga e hëna në të premte, nga ora 10:00 deri në 14:00, me njoftim paraprak të Muzeut, i cili do të sigurojë një kurator – njofton drejtoresha e Muzeut , Marija Milush Bozhurska.