Në skenën e Teatrit kombëtar të Manastirit nesër (26 janar, e premte) në orën 20:00. do të shfaqet premierë shfaqja “Xhaxha Vanja” e A. P. Çehov, me regji të Sofia Ristevska Petrusheva.
Në shfaqje marrin pjesë Petar Gorko, Aleksandar Dimitrovski, Juliana Mirçevska, Katerina Anevska-Draganovska, Marija Stefanovska, Nikolla Projçevski dhe Valentin Damçevski. Dramaturge është Biljana Krajçevska, skenografia e Valentin Svetozarev, kostumet e Andrej Gjorgjievski-Papaz, kompozitori Aleksandar Talevski, koreografi Kire Milladinski.
Repriza e parë e shfaqjes është më 27 janar, e shtunë, në orën 20:00.