Kostadinovska-Stojçevska: Po e kthejmë ekspozitën në bllokun 17 të Muzeut Shtetëror të Aushvicit, bashkë me vendet e rajonit

од admin_kult

Në selinë e UNESCO-s në Paris u nënshkrua sot Marrëveshja për financimin e rivendosjes së një ekspozite të përbashkët të përhershme në bllokun 17 të Muzeut Shtetëror Aushvic-Birkenau në Republikën e Polonisë.

Të ftuarit e pranishëm dhe anëtarët e delegacioneve nga vendet nënshkruese si Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia u pritën nga Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Odri Azule.

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje historike, të cilën më parë e kishte nënshkruar në Shkup. Fjalën e saj përshëndetëse e përcolli Refet Hajdari, ushtrues detyre i Delegacionit të Përhershëm të Maqedonisë së Veriut në UNESCO në Paris.

Kostadinovska-Stojçevska falënderoi Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO dhe drejtoreshën e përgjithshme Odre Azule, si dhe falënderoj edhe shtetet Austrisë dhe Polonisë, dhe të gjithë ministrat e vendeve pjesëmarrëse për angazhimin e tyre në këtë proces të rëndësishëm.

“Kjo marrëveshje është manifest i bashkëpunimit të fuqishëm rajonal të bazuar në besim dhe mirëkuptim, dhe një konfirmim tjetër se dialogu është mediumi më homogjen që sjell zgjidhje përmes të cilave vazhdohen mesazhet e respektit për universalizmin dhe humanizmin”, tha ministrja Kostadinovska-Stojçevska.
Ministrja e Kulturës theksoi se Qeveria e Maqedonisë mbetet e përkushtuar për ruajtjen e historisë, duke e mbajtur kujtimin e Holokaustit si urë lidhëse ndërmjet së kaluarës dhe së ardhmes, duke konfirmuar rëndësinë e paqes dhe tolerancës.

“Blloku 17, si pjesë e kompleksit muzeor, rivendosja e një ekspozite të përbashkët është borxhi dhe detyrimi ynë ndaj së shkuarës, respektimi dhe kujtimi i Holokaustit që të mos harrohet kurrë, që të mos përsëritet kurrë”, tha në prononcimin e saj ministra kulturës.

Me rastin e përkujtimit të kësaj ngjarjeje të rëndësishme, Kostadinovska-Stojçevska tha se të gjitha kombet e botës kanë përgjegjësi të japin kontributin e tyre të veçantë për paqen dhe harmoninë, për të shëruar plagët e së kaluarës, për të kujtuar, por jo të harrojmë, të luftojmë kundër të gjitha formave të dhunës dhe antisemitizmit për të mirën e brezave të ardhshëm.

Krahas ceremonisë së nënshkrimit të kontratës për ekspozitën e përhershme në bllokun 17 të Muzeut Shtetëror Aushvic-Birkenau që do të projektohet nga arkitekti i famshëm Daniell Libeskind, në selinë e UNESCO-s në Paris u mbajt një program i përshtatshëm me më shumë përmbajtje kulturore për të shënuar Dita Ndërkombëtare në kujtim të viktimave të Holokaustit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе