“Lutjet e trupit tim” është triptik baleti që do të shfaqet premierë më 20 dhjetor në Operën dhe Baletin Nacional (OBN) me rastin e 100 vjetorit të lindjes së poetit maqedonas Aco Shopov.
Ideator i këtij projekti multimedial është kostumografi Aleksandar Noshpall. Dramatizimi është bërë nga Sonja Zdravkova-Xheparoska, e cila thotë se shfaqja është bazuar në ciklin “Lutjet e trupit tim”, të cilit i shtohet kënga “Lindja e fjalës” dhe të gjitha ciklet përbëjnë një tërësi organike.
Koreografia për triptikun e baletit është e koreografëve Ivana Kocevska, Adriana Dançevska dhe Sasha Evtimova.
Në shfaqje interpretojnë Mimi Pop-Aleksova Atanasovska, Ilijana Danillov, Natasha Trendafillova, Angella Velevska, Ovana Dimkovska, Mellanija Gocevska, Angella Bogatinova, Amanda Roça, Francisko Himenes Ruis, Balash Loçei, Igor Vellanogo, Endry Kuk, Vesellin Trajkovski dhe Alfred Jago. Skenograf është Mihajllo Stojanovski.
Si përmbajtje shtesë, në hollin e OBN-së do të hapen dy ekspozita “Rruga që eci” dhe “Ura e mrekullueshme poetike që lidh të gjitha kontinentet”.
Rishfaqja do të jetë më 22 dhjetor.