Në Teatrin e Shtipit sot, më 27 nëntor, me fillim nga ora 20:00, publiku i Shtipit do të ketë mundësinë të ndjekë shfaqjen teatrore të Teatrit Vonderland me titull “Gjërat për të cilat nuk flasim”.
Regjinë e shfaqjes e ka Nella Vitosheviq, ndërsa dramaturge është Viktorija Rangellova-Petrovska.
Në shfaqje luajnë Dragana Kostadinovska, Ivana Pavllakoviq, Sara Klimoska, Nikolla Nastoski dhe Ismet Shabanoviq. Skenografia është e Vasill Hristovit, kostumet e Roza Trajçeska-Ristovskës, ndërsa muzikën e ka zgjedhur Nella Vitosheviq.
Bëhët fjalë për projekt autorial i ekipit i bazuar në monologje personale, dëshmi anonime dhe materiale dokumentare.