Në hamamin e Daut Pashës sot u mbajt forumi për Dialogun strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut, organizuar nga Shoqata maqedono-amerikane e Alumnive (MAAA). Përfaqësues të lartë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Departamenti i Shtetit i SHBA-së, si dhe anëtarë të MAAA-së, diskutuan për mundësitë dhe mënyrat për promovimin e mëtejshëm të Dialogut strategjik, i cili është i fokusuar në thellimin e partneritetit dypalësh.
Në forum, fjalim hyrës kishin ambasadorja amerikane në vendin tonë, Angella Ageler dhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe kryetarja e MAAA, Verica Jordanova kurse anëtarë të tjerë iu bashkuan diskutimit të kësaj shoqate alumni.
Para të pranishmëve foli edhe ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, e cila u referua për iniciativat dhe aktivitetet në fushën e kulturës lidhur me Dialogun strategjik me SHBA-në.
Kostadinovska-Stojçevska tha se Marrëveshja e dialogut strategjik me SHBA-në është dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm, të cilin shumë e konsiderojnë po aq të rëndësishëm sa edhe negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Siç theksoi ministrja e Kulturës, kjo marrëveshje jo vetëm që hapi kapitull të ri cilësor, por marrëdhëniet tona dypalëshe morën peshë edhe më reale, më të prekshme, frymëzuese dhe veçanërisht për ne, mbrojtje dhe respekt të fortë kulturore.
“Jam veçanërisht e kënaqur që sot mund të them se kultura është shumë më e avancuar në realizimin e pjesës së saj të detyrave nga Plani i Veprimit se sa sektorët e tjerë që mbulon Marrëveshja”, theksoi Kostadinovska-Stojçevska, e cila pohimin e saj e mbështet me disa. fakte. Ministrja e Kulturës theksoi se në periudhën e kaluar është punuar intensivisht për plotësimin e të gjitha parakushteve që duhet të na japin pëlqimin për nënshkrimin e Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për vendosjen e kufizimeve. mbi importin e materialeve arkeologjike dhe etnologjike, pra objekte. Kostadinovska-Stojçevska shprehu pritjen që pala partnere në Dialog të jep mendimin e saj dhe pastaj të finalizohet nënshkrimi i Memorandumit.
Një tjetër mbështetje e madhe nga miqtë dhe partnerët tanë në dialog, SHBA-ja, theksoi Kostadinovska-Stojçevska, është mundësia e shfrytëzimit të mjeteve nga Fondi i Ambasadorit për Ruajtjen e Kulturës. Ministrja e Kulturës përkujtoi se nga Fondi janë ndarë rreth një milion e gjysmë dollarë, përmes thirrjes publike, me të cilën është bërë mbrojtja e shumë lokaliteteve dhe objekteve.
“Ne propozuam, sigurisht me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, organizimin e seminareve për aplikimin e përfituesve potencial të këtij fondi. Ministria e Kulturës do të ndajë mjete për futjen e një komponenti arsimor në projekte, i cili mund të shprehet si kriter shtesë që do të sjellë më shumë pikë gjatë vlerësimit të projekteve”, tha Kostadinovska-Stojçevska.
Ministrja e Kulturës vuri në dukje interesin minimal të të rinjve për t’u arsimuar në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.
“Sinqerisht, ne kemi nevojë për ndihmë pikërisht për një staf kaq të mangët. Po mendojmë se si t’i aktivizojmë sistematikisht kuadrot e pensionuar nga mbrojta, në mënyrë që edhe ata të ndihmojnë në krijimin e pasardhësve të tyre të denjë. Për ta kapërcyer atë periudhë dhe për ta bërë këtë profesion sërish atraktiv për të rinjtë, na duhet ajo mbështetje edhe në pjesën kulturore të Dialogut strategjik”, shtoi Kostadinovska-Stojçevska.
Ajo tha se me rëndësi të jashtëzakonshme është ngritja e nivelit të njohurive praktike dhe përmirësimi i aftësive të ekspertëve për menaxhimin e koleksioneve të institucioneve muzeore, për prezantim inovativ të përmbajtjeve muzeore me komunikim interaktiv me audiencën, si dhe për vendosjen dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë në muze. Për këtë qëllim, shtoi Kostadinovska-Stojçevska, bashkëpunimi me institucionet përkatëse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i një rëndësie të paçmueshme.
“Prandaj Ministria e Kulturës propozon që deri në vitin 2028 qëndrimet studimore të ekspertëve tanë nga institucionet e veprimtarisë muzeore në institucione që kanë eksperienca pozitive në menaxhimin e koleksioneve dhe prezantimin muzeor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontaktet fillestare tashmë janë bërë”, tha ministrja e Kulturës.
Kostadinovska-Stojçevska posaçërisht e vuri në dukje organizimin e klasave master për muzikantë të rinj të talentuar nga vendi ynë me profesorë nga këto shkolla në SHBA, të cilat sipas saj janë të një rëndësie të paçmueshme për zhvillimin e këtyre artistëve si dhe për cilësinë e skenës muzikore maqedonase.
“Dëshirojmë bashkëpunim edhe me qendrën kulturore MANA, ku do të qëndronin dhe do të ekspozonin artistët tanë, kuratorë dhe interpretues të tjerë. Për të funksionalizuar të gjitha këto, po u dërgoj një ftesë përfaqësuesve të institucioneve me të cilat është nisur bashkëpunimi, të vijnë tek ne në fillim të vitit të ardhshëm dhe të kontaktojnë drejtpërdrejt me muzeun më të mirë mMetropolitan të artit, Manhattan School of Music, Manhattan School of Music dhe Smithsonian museums ku do të ekspozoheshin ikonat grafike imponuese prej letre, të mesjetës së vonë, koleksion i muzeut në Prilep”, tha Kostadinovska-Stojçevska.
Në fund të prezantimit, ajo shtoi se Ministria e Kulturës beson në përfitimet e Dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara.
“Në fakt, dialogun me SHBA-në e kemi perceptuar gjithmonë si dialog me mikun më të mirë”, tha Kostadinovska-Stojçevska.