Nga 1 deri më 5 nëntor 2023 në skenat e Fakultetit të Arteve Dramatike, me theks në inteligjencën artificiale në art, do të mbahen takimet ndërkombëtare të studentëve të akademive dramatike “Skomrahi 2023”.
Gjatë takimeve do të shfaqën 8 shfaqje teatrale dhe 25 filma nga studentë nga Rumania, Serbia, Polonia, Kroacia, Kosova, Shqipëria, Spanja, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Turqia, Mali i Zi, Republika Çeke, Irani, Gjermania, si dhe studentë të FAD-it. Programi i pasur përfshin gjithashtu ekspozita, punëtori, diskutime dhe leksione, së bashku me të famshmin “SkomrahOFF”, program muzikor dhe festa në bufenë e FAD-it. Ashtu si në 31 vitet e fundit, takimet në tërësinë e tyre janë hapësirë për kreativitetin, energjinë dhe pasionin e studentëve – Skomrasët e rinj. Si në të kaluarën ashtu edhe sot, ata vazhdojnë të mendojnë dhe krijojnë me vizion nga e ardhmja, me të gjithë sfidat e tyre. Kurse në edicionin e sivjetshëm ata vënë theksin tek “rolet” e tyre në epokën e re të artit, e cila karakterizohet me ”rolin” gjithnjë në rritje të inteligjencës artificiale.
Hapja e “Skomrahi 2023” është caktuar për 1 nëntor në Teatrin e Dramës – Shkup me filmin e shkurtër “Taga” me regji të Tina Veliçkoviqit dhe me shfaqjen teatrore të diplomimit “Nofulla e Ibën Bajers” me regji të Boris Vasileskit të krijuara plotësisht nga studentët e FAD-it.
Hyrja në të gjitha ngjarjet është falas. Takimet mbështeten nga FAD/USHKM dhe Ministria e Kulturës.