Në skenën e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë së Veiut u shfaq premierë shfaqja “Të gjithë jemi zogj” e bazuar në tekstin e autorit libanezo-kanadez Vazhdi Muavad, me regji të Sllobodan Unkovskit.
Në shfaqje luajnë Damjan Cvetanovski, Sara Klimoska, Tina Trpkoska, Zvezdana Angelovska, Nikolina Kujaça, Emil Ruben, Nikola Ristanovski, Petre Arsovski, Sashka Dimitrovska dhe Dragana Kostadinovska.
Teksti është përkthyer nga frëngjishtja në maqedonisht nga Kaliopa Petrushevska, ndërsa dramaturge është Jelena Mijoviq. Skenografia e shfaqjes është e Branko Hojnikut, kostumografi Roza Trajçeska-Ristovska, kompozitore Irena Popoviq-Dragoviq.
Shfaqjet e radhës janë planifikuar për datat 20 dhe 21 dhjetor dhe 30 dhe 31 janar.