Në galerinë MC në Nju Jork është hapur ekspozita personale me piktura “Më e zeza e zezë” e artistit Mice Jankulovski.
Në kuadër të ekspozitës prezantohen punime nga prodhimi më i fundit i artistit që pikturon me ngjyrën më të zezë – karbonit, të zbuluara me ndihmën e nanoteknologjisë.
Kuratorët e ekspozitës janë Kornelia KonesKa dhe Emil Aleksiev.
Kjo është e dyta, nga dy ekspozita e artistit në dhjetor 2022 në Nju Jork. Ekspozita e parë u hap në Galerinë Artifakt më 7 dhjetor 2022.
Ekspozita mbështetet nga Ministria e Kulturës.