Në organizim të Qendrës Informative dhe Kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Stamboll sonte më 23 nëntor në ora 19:00 do të mbajë koncert Kuintet Frymor i Shkupit.
Programi përfshin vepra nga Farkash, Hajdën, Bize, Prokopiev, Smokvarski…
Kuintetin e përbëjnë artistët e njohur anëtarë të Orkestrës Kamertale, Solistët e Filarmonisë dhe Operës Kombëtare të Shkupit: Marija Jakimovska – flaut, Vasil Atanasov – oboe, Risto Gjorevski – klarinetë, Orce Itskovski – fagot, Aleksandar Goshev – trombë.