Në hapjen e sezonit të ri të koncerteve „Damar i lirisë” të Filarmonisë do të promovohet CD-ja e re„Filarmonia në zemër”, e lëshuar nga „Con:tempo” në bashkëpunim me Filarmoninë RMV.
Albumi është regjistrim i koncertit me të njëjtin emër të Orkestrës Kamertale të Filarmonisë, të cilin e drejtoi dirigjentja Diana Imeri Ilkoska, ndërsa si soliste interpretuan Elena Dojçinova (flaut) dhe Vladimir Lazarevski (oboe). Në album mund të dëgjoni interpretimin e veprave të Anton Arenskit, Antonin Dvorak dhe kompozitorit maqedonas Tomislav Zografski.
– Jam jashtëzakonisht e lumtur që ky koncert ishte në CD, sepse është performancë e drejtëpërdrejtë – thotë Diana Imeri Ilkoska, dirigjente që udhëhoqi koncertin „Filarmonia në zemër”.