Komisioni Kombëtar për UNESCO-n e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton për Thirrjen e UNESCO-s për paraqitjen e aplikacioneve për studime master në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në kohë krize. Kurset organizohen nga SUISS – Scuola Universitaria Interdipartimentale in Scienze Strategiche të Universitetit të Torinos në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të UNESCO-s për Shkencën dhe Kulturën në Evropë me seli në Venecia, Itali.
Programi i masterit përbëhet nga leksione dhe aktivitete që synojnë forcimin e angazhimeve ndërkombëtare në trajtimin e sfidave në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si konfliktet, veprimet ilegale, fatkeqësitë natyrore dhe ndryshimet klimatike.
Thirrja, kriteret dhe mënyra e aplikimit për të gjithë të interesuarit gjenden në linkun e mëposhtëm; https://www.culturalpro.it/protection/iscrizioni/application-and-deadlines.html, me shënim se afati i dorëzimit aplikimet online janë jo më vonë se 14 tetor të vitit 2022.