Festivali ndërkombëtar artistik „K’tu Fest”), që e organizon Olsa dhe Xheladin Poshka, hapi dyert për artistët. Në këtë edicion të 9-të të festivalit, që mbahet në Strugë, nga data 18 deri më 21 shtator do të prezantohen vepra teatrale të autorëve vendas dhe të huaj.
Në hapje të festivalit fjalim pati Afet Jashari, këshilltar në zyrën e ministrit të Kulturës, i cili theksoi rëndësinë e këtij festivali dhe mundësinë e prezantimit intensiv të përmbajtjeve kulturore para publikut në Strugë.
Ky festival ka karakter ndërkombëtar dhe gjatë ditëve të festivalit është paraparë prezantimi i artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Festivali „K’tu Fest” mbështetet në programin për mbështetjen e projekteve me interes kombëtar të Ministrisë së Kulturës.