Në suaza të edicionit të 43-të të manifestimit „Vera e Shkupit” në Suli an, sonte (25 korrik) do të mbajë koncert grupi etnik „Afion” nga Kroacia.
Bëhet fjalë për një grup kroato-maqedonas që luan muzikë nga Ballkani Perëndimor, kryesisht nga vendlindja e tyre, të cilën e interpretojnë në mënyrën e tyre dhe origjinale, duke i përdorur këngët si bazë për kompozimin dhe aranzhimin e tyre.
I formuar në vitin 2003 në Zagreb, Kroaci, grupi ka luajtur më shumë se pesëqind koncerte në klube dhe në skenat kryesore të festivaleve në Kroaci dhe Evropë.
Anëtarë të përbërjes „Afion” janë: Lidija Dokuzoviq – vokaliste; Daniel Maodush – kitarë; Aleksandar Jovevski – kaval dhe tambura; Jesper Nordberg – kontrabas; Ratko Dautovski – goditje.