Redaktorja e filmit Olga Lukova-Donçiq dhe kritiku i filmit Blagoja Kunovski-Dore janë laureatët e këtij viti të mirënjohjes „Objektivi i artë” që e ndan Kinemateka e Maqedonisë së Veriut.
Këtë mirënjohje Kinemateka e ndan çdo vit, me rastin e ditëlindjes më 29 prill, punëtorëve të filmit të cilët me angazhimin e tyre profesional kanë kontribuar në krijimin, zhvillimin, promovimin dhe popullarizimin e kinematografisë maqedonase.
Olga Llukova-Donçiq ka lindur në vitin 1945 në Shkup ku mbaroi shkollën e mesme të muzikës në vitin 1964. Prej 11 nëntorit 1967 punon në produksionin „Vardar Film” si asistent redaktor i filmave të shkurtër. Për një kohë të shkurtër ajo u bë e pavarur si redaktor i filmave të shkurtër dhe më vonë të metrazhit të gjatë, duke bashkëpunuar me autorë kryesorë të filmit maqedonas. Ajo e përfundoi karrierën në vitin 1986.
Blagoja Kunovski-Dore – redaktor dhe kritik i filmit shumëvjeçar në MRTV – lindi në Shkup në vitin 1946. Ai është themelues i kinemasë artistike „Frosina“ dhe Festivalit të filmit Evropian „Sinedejs“ në Qendrën Kulturore Rinore në Shkup, si dhe themelues dhe koordinator i programit të Festivalit Ndërkombëtar të filmit të animuar „Animaks Shkupi Fest“.Kunovski për dekada ka qenë anëtar i FIPRESCI (Fédération Internationale de la Presse Cinématographique – FIPRESCI), dhjetëra here ka qenë anëarë dhe/ose kryetar i këtij asociacioni ndërkombëtar të kritikëve të filmit në festivalet e filmit në Kanë, Berlin, Venecia, Londër, Moskë,Karllovi Vari.