Në përputhje me nenin 4 të Ligjit pët çmime shtetërore dhe Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për çmime shtetërore (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 52/06 dhe 54/07), me çmimin “11 Tetori” jepet mirënjohja më e lartë për vepër jetësore në fushën e shkencës,artit,ekonomisë dhe veprimtarive tjera me interes publik.
Në vit mund të ndahen më së shumti pesë çmime.
Çmimin shtetëror e ndan Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror “11 Tetori”,i përbërë prej një kryetari dhe 12 anëtarë, i cili shpall konkurs dhe miraton vendim për ndarjen e çmimit.
Konkursi zgjat prej 1 deri më 31 maj.
Çmimi shtetëror dorëzohet në Kuvendin e RMV më 11 Tetor- Dita e Kryengritjes së popullit maqedonas. Çmimi shtetëror “11 Tetori” për herë të parë është ndarë në vitin 1959.