IN MEMORIAM: Vdes Bllagoj Stefanovski-Bage, Ministër i mëparshëm i Kulturës

од admin_kult

Ministri i mëparshëm i Kulturës, një nga figurat më të rëndësishme të kulturës maqedonase dhe njeriu i parë për një kohë të gjatë në Teatrin e Manastirit dhe aktor i pensionuar, Bllagoj Stefanovski-Bage, vdiq dje në moshën 67 vjeç në Manastir.

Ministrja e Kulturës Irena Stefoska dërgoi telegram ngushëllimi familjes së Bllagoj Stefanovski-Bage.

“Bllagoja Stefanovski-Bage ishte një ndër punonjësit më të pasionuar në vend, dashamir dhe luftëtar i sinqertë për të mirën e kulturës në vend, në rajon dhe në Evropë. Si drejtor i Teatrit të Manastirit dhe në shumë pozicione tjera në kulturë, si deputet dhe Ministër i Kulturës, mbi të gjitha, si njeri, la vlera të qëndrueshme si depozitë për gjeneratat e tashme dhe të ardhshme. Të gjitha këto vite ai jetoi për kulturën, për dhe me teatrin, duke punuar pa u lodhur në zhvillimin e Teatrit Kombëtar të Manastirit, gjithashtu edhe për artin e teatrit në vend.”  Shkruan në telegramin e ngushëllimit.

Stefanovski  ishte person që pas tij la një karrierë të pasur profesionale lidhur me jetën kulturore dhe shoqërore në vend. Ka diplomuar në shkollën e lartë të muzikës në Shkup, në Drejtimin e Aktorëve të Dramës. Nga viti 1975 deri më 1980 ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar të Manastirit, ishte kryetar dhe selektor i programit  të festivalit ,, Vera e Ohrit” dhe kryetar i festivalit ,,Vojdan Çernodrinski”.

Bllagoj Stefanovski nga viti 1994 deri më 1998 ishte deputet dhe kryetar i Këshillit për Kulturë në Kuvendin e RM, kurse nga viti 2002 deri në vitin 2006 ishte Ministër i Kulturës. Pas mbarimit të mandatit të ministrit, formoi teatrin e dramës së vogël-Manastir dhe punoi në skenë të pavarur. Gjatë karrierës së tij të begatshme, është fitues i shumë çmimeve  dhe mirënjohjeve ,, 4 Nëntori” për vepër të jetës, të Komunës së Manastirit.

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе