Pas një sëmundjeje të shkurtër në moshën 82 vjeçare në Shkup,ndërroi jetë poeti maqedonas,eseisti,dramaturgu,rrëfyesi dhe përkthyesi,akademiku Bogomil Gjuzel.
Ministrja e kulturës Irena Stefoska,dërgoi një telegramë ngushllimi familjes së Bogomil Gjuzel.
“Largimi nga jeta e akademikut Bogomil Gjuzel paraqet një humbje të madhe për kulturën maqedonase,ndërsa krijimtarija e tij e pasur si përkthyes dhe eseist,renditet në një ndër vlerat themelore të letërsisë dhe mendimit kritik të këtyre vendeve.Poezija e tij,mbetet një shenjë e qëndrueshme për ngritjen shpirtërore të popullit të tij dhe një thesar i paçmuar i kulturës maqedonase”,shkruhet në telegramën ngushlluese.
Akademiku Gjuzel lindi më 9 Shkurt të vitit 1939,në Çaçak,Serbi.Ai u diplomua në vitin 1963,në Katedrën për Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit ”Shën Kirili dhe Metodi”në Shkup.Ai punoi si prezantues televiziv në RTV e Shkupit,ndërsa në vitin 1964/65 ka qenë në qëndrim poststudiues në Universitetin e Edinburgut,si stipendist në Këshillin Britanik.Pas kthimit,ka punuar si dramaturg në Teatrin e Dramës në Shkup,ndërsa më pas si drejtor programi në “Mbrëmjet e Poezisë Strugane”.Nga viti 1976 punoi si bibliograf në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit”në Shkup,ndërsa prej vitit 1985 gjer më vitin 1999, punoi si dramaturg në Teatrin e Dramës në Shkup.Prej vitit 1999,ka qenë u.d drejtor i “Mbrëmjeve Strugane të Poezisë” deri në pensionimin e tij në Mars të vitit 2004.Ai më 4 Qershor të vitit 2012,u zgjodh si anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.
Veprat krijuese të akademikut Bogomil Gjuzel,përfshijnë më shumë se 230 njësi bibliografike,ndër të cilat edhe:tridhjetë janë përmbledhje poetike; mbi 90 njësi janë këngë të botuara në antologji,revista,përmbledhje,etj; 85 njësi janë përkthime të veprave të autorëve të huaj; 23 njësi janë vepra prozë,si dhe redaksi dhe redakcione të antologjive,përmbledhgje dhe revista,etj.