IN MEMORIAM Lupço Petrushevski (1945-2020)

од admin_kult

Sot  në moshë 75 vjeçe vdes Lupço Petrushevski, doajen i teatrit maqedonas dhe drejtor shumë vjeçar i MNT dhe Operës dhe Baletit Nacional.

Me këtë rast Ministrja e Kulturës dërgoi telegram ngushëllimi mes të cilës thotë: ,, Në emrin tim personal, dhe në emër të Ministrisë së Kulturës ju dërgojë ngushëllime të thella familjes dhe kolektivit të TKM për humbjen e njërit të dojanëve të teatrit maqedonas i cili me përkushtimin e tij, diturin, dashurinë për teatrin la vlera të thella në institucionin e TKM dhe në jetën e teatrit dhe filmit në vend.

Dukuria markante e Petrushevskit dhe pasioni i tij si drejtor dhe aktorë do të mbesin të shkruar në kronikat e teatrit maqedonas si një përcaktues i palëkundur i kohës dhe si një shembull i kujdesit dhe i afirmimit të kulturës maqedonase.

Lavdi pastë!”

Petrushevski ishte aktor i diplomuar, por ai do të mbahet mend si drejtor i dramës së TKM dhe TKM, OBN.

Petrushevski ishte një pjesë e pandarë e tetarit dhe pas pensionimit ishte mbështetës besnik dhe shikues i shfaqjeve të kolegëve të tij. Çdo herë do të mbahet mend nga qëndrimi markant dhe çdo herë kur shfaqej tërhiqte vëmendje dhe përkushtim.

Përveç funksionit të menaxherit rolet e luajtura nga Petrushevski në skenën e TKM nuk ishin më pak të rëndësishme. Roli i tij i parë ,, Rasti në lartësi” (1967). I njohur është në rolin e Hoakin Murieta, roli kryesor në ,, Fama dhe vdekja e Hoakin Murieta”(1967).

Disa nga rolet më të rëndësishme janë: Mihail Antonov në „Macedonishe Zustande“ (Macedonishe Cushtende) (1984), Kalorësi nga Ripafrata në ,,Mirandolina” (1985), Viça në ,,Personin e dyshimtë” (1982), Pjer në ,,Qytetarin falënderues”(1982), Vlladimir në ,,Gabi” (1982), LLukov në Zhitollub”(1981), Gjorgjija në ,,Milion dëshmorë” (1980), I panjohuri në “ Sojtari” (1979), Çornij Vashil në ,, Kërcim i kangurit” (1979), Puba Fabricij Gllembaj në ,, Zotëri Glembaev”.

Petrushevski do të mbahet mend dhe i njohur edhe në rolet e filmave televizive në : ,,Aventurat e Shkupit”(1988), Yjet e 42-s” (1987), ,, Klimenti i Ohrit” (1986), ,,Personi i dyshimtë” (1985), ,,Tregtari nga Selaniku”(1985), ,,Nga prapa shpine”(1985), ,,A të thashë”(1984), ,,Fluturim në vend”(1984), ,,Vesa në lulen e bademit ,,(1983), ,,Procesverbal”(1983), ,,Ilinden”(1982), ,,Rruga e jugut”, ,,(1982), ,,Një verë”(1982), ,,Vitet tona” (1979), ,, Seanca e hekurudhës” (1976), ,, Nata e parë”(1975), ,,Ëndrrat e xhaxhait”(1970) dhe ,,Malva”(1969).

 

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе