Zëvendës ministri i Kulturës Daim Luçi udhëhoqi delegacionin e Maqedonisë së Veriut si i ftuar nderi në hapjen e edicionit të 17-të të festivalit Ndërkombëtar „Ritet Pranverore“, që organizohet nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Në festival morrën pjesë ansamble kulturore nga të gjithë vendet shqiptare, me performancat e tyre të mrekullueshme artistike që begatuan ditën e bukur në Komunën e Tiranës- Njësia e Krrabës.
Zëvendës ministri Luçi shprehu falënderim ndaj Lenc Isufit, kryetarë i Njësisë Administrative dhe ndaj Drejtorit të Festivalit, Ilir Selba, për mikëpritjen e ngrohtë.