“Vera e Ohrit”: Koncerti i Trios Frank Dupre dhe ekspozita e Aleksandar Tomovskit

од admin_kult

Në repertoarin e festivalit të 63-të “Vera e Ohrit” sonte performon treshja e Frank Dupre nga Gjermania dhe ekspozita me fotografi nga Aleksandar Tomovski.

Sonte në ora 21:00 në kishën e Shën Sofjës do të mbahet koncerti nga treshja Frank Dupre nga Gjermania.

Treshja e përbërë nga Frank Dupre në piano, Jakob Krup në kontrabas dhe Obi Jene në bateri do të interpretojnë vepra të Nikollaj Kapustin, Moris Ravell dhe Leonard Bernshtajn.

Ndërsa në oborrin e kishës Shën Sofja, më herët në ora 19:30 do të hapet ekspozita me fotografi me titull “Siper Perdeve” nga Aleksandër Tomovski.

“Siper Perdeve”(Above the curtains) është koleksion me 12 fotografi të përbërë nga 12 fotografi të frymëzuara nga loja e baletit e cila ndjek në vazhdimësi autorin dhe magjepsjet e tij nga skena e Operës dhe Baletit Nacional.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе