Velesi, qendra e strip-skenës evropiane

од admin_kult

Nga data 23 deri më 27 gusht, Qendra Maqedonase e Stripeve nga Velesi do të jetë nikoqir i strip-sallonit tradicional të 20-të ndërkombëtar “Veles 2023” – Kolonia e 5-të e strip-skenës.

Me rastin e jubileut, Tome Trajkov, koordinator i programit të SQM-së, kujtoi konkursin ndërkombëtar të stripeve, ku sivjet më i miri u shpall stripi “PIG OUT” nga mjeshtrit e stripit Millorad Viçanoviq-Maza, Allosha Tomiç dhe Marko Stojanoviq. Ai po ashtu informoi se me rastin e jubileut, më datë 25.8.2023, do të organizohet ekspozita e veçantë tematike “20 vjet Salloni Ndërkombëtar i Stripit”, ku do të ekspozohen postera nga të gjitha sallonet e stripeve të organizuara deri më tani.

Ndryshe, në koloni do të marrin pjesë 12 autorë komik nga vendet e Grupit të Vishegradit Polonia, Sllovakia, Republika Çeke dhe Hungaria, ndërsa gjatë qëndrimit të tyre është planifikuar të nënshkruhet memorandum bashkëpunimi me vendet e Ballkanit Perëndimor të pranishëm në kolonin e stripeve.

Ngjarja realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit, Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe Komunës së Velesit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе