Në lidhje me thirrjen për Kryeqytetin e kulturës mesdhetare dhe dialogun në kornizat e Unionit për Mesdheun, ju informojmë se afati i aplikimit zgjatet deri më 30 shtator.
Konkursi, i cili u shpall më 25 prill 2023, është i qasshëm në: https://ufmsecretariat.org/mediterranean-capitals-of-culture-and-dialogue/.
Më 24 nëntor 2022 në Barcelonë të Spanjës, në takimin e ministrave të jashtëm të Unionit për Mesdheun, u miratua Deklarata mes ministrave e cila e aprovoi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Unionin për Mesdheun (UpM).
Në frymën e ndërtimit të urave dhe nxitjes së mirëkuptimit midis kulturave, 43 vendet anëtare të Unionit për Mesdheun vitin e kaluar, gjatë Forumit të tyre të 7-të Rajonal, nisën nismën “Kryeqytetet mesdhetare të kulturës dhe dialogut”.