Koleksioni FOND 580 “Vëllezërit Manaki- Manastir 1853-1964” është shpallur trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, nënkategori me rëndësi të jashtëzakonshme

од admin_kult

Koleksioni i trashëgimisë kulturore të tundshme FONDI 580 “Vëllezërit Manaki-Manastir 1853-1964” i cili gjendet në Arkivin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut– Njësia e Manastirit është shpallur trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, nënkategori me rëndësi të jashtëzakonshme.

Qeveria mori vendim që mundësoi që ky koleksion i vlefshëm të ruhet përgjithmonë në gjendjen e tij origjinale; parashikohen kushte të favorshme për mbijetesën e dokumentacionit të jashtëzakonshëm dhe ruajtjen e të gjitha të dhënave që bart me vete si dëshmi. Shkalla e lartë e mbrojtjes mundëson përhapjen e njohurive për vlerat dhe rëndësinë e koleksionit dhe rolin e tij në identifikimin kulturor kurse parandalohen çdo lloj veprimi, fenomeni dhe ndikimi që shkaktojnë ose mund të shkaktojnë dëme ose degradim.

Koleksioni FOND 580 “Vëllezërit Manaki-Manastir 1853-1964” përmban dokumentacion, foto-dokumentacion dhe objekte nga jeta profesionale e vëllezërve Milton dhe Janaki Manaki ose gjithsej 1253 njësi arkivore dokumentacioni me 3867 fletë; 7041 fotografi pozitive (kopje të shtypura); 6,702 negative qelqi (4,951 me përshkrime, 1,751 pa përshkrime); 1071 filma me mbështjella; 2087 filma plani; 49 njësi pajisje fotografike dhe kinemaje; 1364 faqe mjet shkencor dhe informativ.

Në shpjegimin e vendimit theksohet: “Koleksioni për shkak të vetive si autenticiteti, rrallësia, përfaqësimi, diversiteti, integriteti, ruajtja, mosha, themeli dhe përkatësia, si dhe për shkak të kritereve të veçantisë, përjashtimit, përshtypja, ndikimi, lidhja dhe shkalla e lartë e ruajtjes autentike është dëshmi e një kohe me interes më të gjerë për studimin e strukturës demografike multikulturore ballkanike, rasteve socio-ekonomike dhe kulturore-historike me rëndësi rajonale dhe evropiane”.

Me shpalljen e koleksionit të vëllezërve Manaki si trashëgimi kulturore e një rëndësie të veçantë, nënkategori e rëndësisë së jashtëzakonshme, këto mbi 1200 artefakte marrin regjim mbrojtjeje të shkallës së parë, që do të thotë se e mira do të marrë mbrojtje të përhershme dhe sistematizimi që do të mundësojë program edukativ për tema sociale sociologjike, kulturore dhe historike, digjitalizimin e tij dhe mundësinë për kërkime, botime dhe nevoja të tjera përfaqësuese që përfshijnë përdorimin publik dhe disponueshmërinë e të mirës. Njësia e Arkivit shtetëror në Manastir do të mundësojë përfshirje më të madhe të publikut dhe afirmim ndërkombëtar të trashëgimisë së pasur kulturore që përmban ky koleksion.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе