Në Muzeun e Qytetit të Shkupit nesër (14 mars) në ora 19:30 do të hapet ekspozita “Tregime në tirkiz – burim i jetës” nga Ana Mitevska.
“Çdo pëlhurë e saj tregon histori unike dhe përmes toneve të gjalla të tirkizit fton shikuesit të zhyten në botën e pakufishme të krijimtarisë artistike”. Kjo aventurë artistike do të jetë thirrje e hapur për introspeksion dhe interpretim të lirë, si dhe një lloj perde e ngritur për imagjinatën. Në veprat e Anës, tirkizi nuk është thjesht ngjyrë, por rrugëtim i plotë nëpër horizontet e krijimtarisë abstrakte dhe kuratorja Gordana Velkov do të thotë diçka më shumë për këtë rrugëtim në ekspozitë”, thekson organizatori në njoftimin e këtij prezantimi artistik.
Ekspozita realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.