Kinoteka e Maqedonisë së Veriut informon se është në dispozicion një platformë që ofron trajnime për digjitalizimin e filmave vendas të regjistruar në BXC, CBXC, 8 mm, 9.5 mm, 16 mm, etj.
Bëhet fjalë për projektin “Digjitalizim i lirë lëvizës i filmave të vjetër së MobiReel” në të cilin Kinoteka bashkëpunon me: Republikën e Bullgarisë, Gjermaninë dhe Holandën. Ueb platforma mund të përdoret në pesë versione në gjuhë – maqedonase, anglisht, gjermanisht, holandisht dhe bullgarisht.
Aktiv është edhe kanali në YouTube i projektit, ku mund të shihen videot e shkurtra të regjistruara nga vendet partnere, të realizuara për nevojat e projektit.
Si pjesë e projektit, aktualisht është duke u filmuar video e re dhe po përgatitet manual që do të jetë i qasshëm në internet. Ndërsa, projekti është pjesë e programit “Erasmus+”.