Teatri Kombëtar i Maqedonisë hap Festivalin e 7-të Ndërkombëtar teatror “Otello” në Gostivar me shfaqjen “Armiku i popullit” në mbrëmjen e 9 tetorit. Në shfaqje marrin pjesë Nikolla Ristanovski, Zvezdana Angellovska, Darja Rizova, Jana Veljanovska, Ana Arsovska, Bllagoj Veselinov, Petre Arsovski, Sashka Dimitrovska, Aleksandar Mihajlovski, Nino Levi dhe Grigor Jovanovski.
Më 10 tetor, në kuadër të programit zyrtar të IFAD-it të 20-të “Stobi”, në skenën “Jordan Haxhi Konstantinov-Xhinot” – Veles do të luhet shfaqja “Bakhi: Agave”. Shfaqja është punuar nga Evripid dhe Tamara Baraçkov, ndërsa aktorët janë Simona Spirovska – Agava; Aleksandar Mihajllovski – Pentej, dhe aktorët Grigor Jovanovski – Dionis, Marija Kevrekidu, Ana Maria-Butniok, Afrodita Atanasopulu dhe Darja Rizova. Në shfaqje është përdorur edhe teksti i këngës “Mamaja është folje nga folja punon” nga Momçilo Odaloviq. Shfaqja është koproduksion mes “Peripetia Production”- Shkup, Teatrit Kombëtar të Maqedonisë dhe Teatrit të qytetit nga Janina nga Greqia.
Të dyja shfaqjet janë nën regjinë e Nina Nikoliqit.