Komisioni nacional për UNESCO-n i Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton për thirrjen e hapur të UNESCO-s për paraqitjen e aplikacioneve për Programin e profesionistëve të rinj për vitin 2023 për këto vende pune:
1. Bashkëpunëtor specialist programor – Sektori për kulturë (Selia e UNESCO-s në Paris)
2. Bashkëpunëtor specialist programor – Sektori për kulturë (Selia e UNESCO-s në Aman, Jordan)
3. Bashkëpunëtorë revizor – Departamenti për revizion (Selia e UNESCO-s në Paris)
4. Bashkëpunëtor për resurse njerëzore – Byroja e menaxhimit të resurseve njerëzore (Selia e UNESCO-s në Paris)
5. Bashkëpunëtorë për protokoll – Sektori për marrëdhënie të jashtme dhe prioritet Afrikë (Selia e UNESCO-s në Paris)
6. Bashkëpunëtorë oficer për lidhje – Sektor për marrëdhëniet me jashtë prioritet Afrika (Selia e UNESCO-s në Kajro, Еgjipt)
7. Bashkëpunëtor për publikime – Departamenti i komunikimit (Selia e UNESCO-s në Paris)
8. Bashkëpunëtorë për çështje juridike – Zyra për standardet ndërkombëtare dhe çështjet juridike (Selia e UNESCO-s në Paris)
9. Bashkëpunëtorë – Byroja për planifikimit strategjik (Selia e UNESCO-s në Paris)
Kandidatët nga Republika e Maqedonisë së Veriut të cilët dëshirojnë të aplikojnë në thirrjen duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- të jetë maksimumi tridhjetë e dy vjeç deri më 31 dhjetor 2023 gjegjësisht të mos ketë lindur para datës 1 janar 1991;
- të ketë diplomë universitare për studime pasuniversitare të kryera (magjistraturë ose diplomë ekuivalente) në njërën nga fushat e mëposhtme: arsim, shkenca natyrore, shkenca shoqërore dhe humane, bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar, menaxhim i burimeve njerëzore, administrim biznesi, psikologji, drejtësi, revizion, financa, kontabilitet, media, gazetari, informim publik, politika kulturore dhe zhvillim, marrëdhënie ndërkombëtare dhe shkenca politike;
- të njohë shumë mirë anglisht ose frëngjisht. Njohja e të dy gjuhëve të punës do të konsiderohet përparësi.
Përveç kritereve të mësipërme, përzgjedhja do të bëhet në përputhje me vlerat thelbësore të UNESCO-s: integritetin, profesionalizmin, respektimin e diversitetit dhe misionin e UNESCO-s. Përvoja e punës në këtë fushë do të konsiderohet si përparësi, por nuk është e detyrueshme.
Kandidatët e përzgjedhur do të punësohen me kontratë me afat të caktuar (niveli P1 dhe P2) në poste në selinë e UNESCO-s në Paris ose në një nga zyrat rajonale të UNESCO-s. Rinovimi i kontratës do të varet nga vlerësimi i rezultateve të operacionit gjatë 9 muajve të parë të periudhës së provës.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
– biografi të shkurtër të kandidatit në anglisht ose frëngjisht jo më shumë se dy faqe;
– letër interesi në anglisht që tregon pozicionin për të cilin kandidati është i interesuar;
– Certifikatë shtetësie;
– kopje e diplomës në noter për studime pasuniversitare të përfunduara;
– dëshmi e njohjes së gjuhës angleze ose frënge.
Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme me letër motivuese që i referohen thirrjes për aplikim për Programin e UNESCO-s për profesionistët e rinj për vitin 2023, në Komisionin nacional për UNESCO-n të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me postë (Ministria e Kulturës, ” 61, 1000 Shkup) dhe në formë elektronike në adresat: t.kraljevska@kultura.gov.mk, ljupco.smilev@kultura.gov.mk dhe vesna.kamceva@kultura.gov.mk jo më vonë se data 20 nëntor 2023.
Komisioni nacional për UNESCO-n i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me aplikacionet e pranuara, do të bëjë përzgjedhjen e 15 kandidatëve më të suksesshëm, të cilët do të dorëzohen për proces të mëtutjeshëm vlerësimi që do të kryhet nga UNESCO.