Edicioni i 56-të i Festivalit teatror Vojdan Çernodrinski do të hapet sonte në Qendrën kulturore “Marko Cepenkov” në Prilep me shfaqjen “Armiku i Popullit” nga autori norvegjez Henrik Ibsen, në interpretim të aktorëve të Teatrit Kombëtar të Maqedonisë.
Me regji të Nina Nikoliqit, me aktorë: Nikola Ristanovski, Zvezdana Angelovska, Darja Rizova, Jana Veljanovska, Ana Arsovska, Blagoj Veselinov, Petre Arsovski, Sashka Dimitrovska, Aleksandar Mihajlovski, Nino Levi dhe Martin Gjorgoski.
Në programin zyrtar të festivalit marrin pjesë tetë shfaqje të prodhuara nga teatrot maqedonase.