Teatri Komedisë ka nisur provat për shfaqjen “Stalking Godot” të autorit Drago Jançar, laureat i sivjetshëm i Festivalit Ndërkombëtar Letrar “PRO-ZA Ballkan”, i cili mbahet nga 17 deri më 19 shtator në Shkup.
Premiera, e cila është nën regjinë e Sibel Abdiut, është planifikuar për muajin nëntor dhe është në bashkëprodhim me Teatrin Turk nga Shkupi. Ky është bashkëpunimi i parë mes dy shtëpive teatrore si kurorë e bashkëpunimit të suksesshëm në dhjetë vitet e fundit.
Nga Teatri kanë bërë të ditur se dje në provën e parë kanë marrë pjesë Jançar dhe ambasadori slloven në vend, Gregor Presker. Skenografia është e Lulzim Bejtulla, ndërsa kostumet janë të Ivana Karanfillovska-Ugurovska. Luajnë Zhaklina Stevkovska-Drnasin, Edmond Sotir, Kristina Llasovska, Selpin Qerim dhe Xhenap Samet.