Me shfaqjen “Burri im”, Teatri Dramatik i Shkupit sot do të vizitojë Kroacinë, në Brioni, në kuadër të edicionit veror të festivalit rajonal teatror RUTA. Shfaqja do të shfaqet në skenën e madhe të teatrit “Ulysses”.
Shfaqja “Burri im” është një kolazh tregimesh nga Rumena Buzharovska dhe monologje autoriale. Regjia është Nella Vitosheviq, dramaturge është Viktorija Rangellova-Petrovska. Dramatizimi është i Nella Vitosheviq dhe Viktorija Rangellova-Petrovska. Kostumografe e shfaqjes është Roza Trajçevska – Ristoska, skenograf Kostantin Trpenoski dhe ndihmës skenografe Monika Angellevska. Muzika është përzgjedhje e Nella Vitosheviq.
Në shfaqje luajnë aktorët Sara Klimoska, Sanja Arsovska, Emilia Micevska, Natalia Teodosieva, Trajanka Ilieva – Veljiq, Igor Angellov, Ismet Shabanoviq dhe Filip Trajkoviq.
Në kuadër të festivalit RUTA, me shfaqjen “Burri im”, teatri vizitoi Slloveninë në skenën Mestno auditorium në Lubljanë, në vitin 2022 dhe në Mal të Zi në skenën e Teatrit të Qytetit të Podgoricës në prill të këtij viti, ku pati pritje të jashtëzakonshme nga publiku.
Edicioni i vjeshtës i festivalit RUTA do të mbahet në Shkup, nën organizimin e Teatrit Dramatik nga 3 deri më 8 tetor. Publiku maqedonas do të ketë mundësinë që gjatë javës reviale të festivalit të shikojë gjashtë shfaqje nga teatrot kryesore në rajon, anëtarë të Unionit rajonal të teatrove – RUTA.