Orkestri i Filarmonisë sonte në orën 20:00 do të mbajë koncert me titull ,,Të rinjtë po vijnë”, ku do të marrin pjesë nxënës të shkollave shtetërore të muzikës.
Siç informojnë nga Filarmonia, dirigjente është Diana Ilkoska Imeri, ndërsa në program janë vepra të A. Krepin, V. Pihl, FA Hofmajster, V.A Mocart, J. Rosini, H. Vienjavski, D, Mijo, E. Lalo dhe S. Prokofjev.