Në skenën e Operës dhe Baletit Nacional nesër (20 mars) me fillim nga ora 20:00 do të shfaqet, shfaqja luksoze dhe dramatike e baletit “Zonja me kamelitë” nën muzikën e Xhuzepe Verdit dhe sfondi dramaturgjik është marrë nga “Travijata” e tij e njohur.
“Dirigjent është Ivan Eminoviq, koreografia është e një prej koreografëve kryesorë rusë Vasilij Medvedev, i cili punon me teatrot e mëdhenj “Bolshoj” nga Moska dhe “Marinski” nga Shën Petersburgu, dhe skenografia dhe kostumografia luksoze janë të Pavol Jurash nga Sllovakia”, njoftojnë nga OBN.
Në rolet kryesore do të interpretojnë debutantet tona të baletit: Mimi Pop Aleksova Atanasovska dhe Boban Kovaçevski, së bashku me solistët, ansamblin e baletit dhe orkestrën e Operës dhe Baletit Nacional.