Nënshkrimi i kornizës dypalëshe që do të mundësojë shkëmbimin e projekteve specifike dhe artistëve, si dhe komunikim më të madh ndërmjet institucioneve të dy vendeve, ishin temat që sot në Ministrinë e Kulturës diskutuan ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe Ambasadorja e re e Republikës së Greqisë Sofia Filipidu.
Të dy bashkëbiseduesit në takim u pajtuan se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës ka thellim të marrëdhënieve në kulturë. Në këtë kuadër, u bisedua edhe për nënshkrimin e një dokumenti bilateral ndërmjet dy vendeve, i cili do të jetë i një rëndësie të veçantë për avancimin e bashkëpunimit në këtë segment.
Kostadinovska-Stojçevska theksoi rëndësinë e Memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qendrës Evropiane për Monumentet Bizantine dhe Post-Bizantine. Në përputhje me Memorandumin, shtoi ministrja e Kulturës, Instituti dhe Muzeu i Manastirit dhe Qendra Evropiane për Monumentet Bizantine dhe Postbizantine kanë zhvilluar një projekt për mbrojtjen dhe konservimin e kishës së Shën. Gjorgji në Kurbinovë dhe se punimet në terren pritet të nisin tashmë në gjysmën e dytë të vitit 2023.
Interesim u shpreh edhe për pjesëmarrjen e vendit tonë me përmbajtje kulturore në eventin Elefsina-Kryeqyteti i Kulturës Evropiane për vitin 2023.
Në takim, ambasadorja greke Filipidu theksoi bashkëpunimin e dukshëm të festivaleve muzikore në të dy vendet, si dhe kënaqësinë nga bashkëpunimi i Muzeumeve të Artit Bashkëkohor të dy vendeve, i cili tashmë po jep rezultate të shkëlqyera. Ajo shprehu interesim për të vizituar edhe institucione të tjera kombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilat mund të lidhen me institucione të ngjashme në Republikën e Greqisë.
Në fund, ministrja Kostadinovska-Stojçevska, duke i uruar mision të suksesshëm diplomatik ambasadores së re Filipidu, shprehu pritjen që gjatë mandatit të saj, marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi në fushën e kulturës ndërmjet dy vendeve të forcohen dhe thellohen edhe më shumë dinamika.