Zëvendës ministri i Kulturës së Maqedonisë së Veriut Daim Luçi, sot ishte në vizitë në Prishtinë, Republika e Kosovës ku realizoi takim me ministrin e Kulturës Hajrulla Çeku.
Në takimin e Ministrisë së Kulturës biseduan për rëndësinë e bashkëpunimit të përbashkët në pjesën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të Muzeut të Alfabetit shqip në Manastir, për inicimin dhe koordinimin e më shumë aktiviteteve të përbashkëta kulturore, si dhe për koordinimin e segmenteve tjera nga fusha e kulturës që do të përforconin edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.
Rramë dakord për komunikim ndërinstitucional të vazhdueshëm, në interes të vlerave të mirëfillta kulturore.