Sot në ora 18:30 në galerinë e Qendrës Kulturore dhe Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje do të bëhet promovimi i edicionit bullgar të romanit “Turneu” të shkrimtarit maqedonas Sasho Ognenovski. Romani është botuar nga “Izida” dhe do të prezantohet nga botuesi dhe kritiku letrar Pllamen Totev, përkthyes është Marian Petrov kurse autor Sasho Ognenovski.
Romani është satirë e pamëshirshme mbi problemet në institucionin teatror. “Arti po shkatërrohet pak nga pak nga pseudo-intelektualët e etur për pushtet”. Personazhet e Sasho Ognenovskit përjetojnë tragjeditë e tyre personale në sfondin e shpërbërjes së vazhdueshme, të shoqëruara me shumë humor dhe ironi”, thuhet në njoftimin për ngjarjen.
Sasho Ognenovski (1964, Manastir) është aktor, regjisor dhe shkrimtar. Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Teatrore në Shkup në vitin 1987. Ai ka një diplomë master në PR dhe media. Punoi si mësimdhënës në Fakultetin e pedagogjisë në Manastir. Ai ka mbi 100 role në Teatrin nacional në Manastir. Është autor i mbi 10 librave me poezi, prozë, drama dhe kërkime.