Sonte në “Vera e Ohrit” koncert i Orkestrës Simfonike të Nishit

од admin_kult

Programi muzikor i edicionit të 63-të të festivalit “Vera e Ohrit” vazhdon sonte (13 korrik 2023), me koncertin e Orkestrës Simfonike të Nishit, të drejtuar nga Zoran Stanisavljeviq.

Koncerti do të mbahet në kishën “Shën Sofjes” në Ohër me fillim nga ora 21:00. Në program do të interpretohën vepra nga V. A. Mozart, Berber, Britën, Shostakoviq dhe Shuplevski.

Orkestra Simfonike e Nishit, ka shtatëdhjetë vjet që vepron në Serbi dhe më gjerë. Aktiviteti kryesor i orkestrës është interpretimi i muzikës artistike, duke kultivuar trashëgiminë kulturore me pjesëmarrjen e artistëve të shumtë nga Serbia dhe jashtë saj.

Orkestra ka bërë paraqitje si e ftuar në ngjarje të shumta si “Ditët e Mokranjacit” në Negotinë, festivali “Lojërat Verore të Dubrovnikut” (Kroaci), festivali “Olimpus” (Greqi), festivali “Bota e Muzikës” në Fivicano (Itali), si dhe një paraqitje në Grac të (Austrisë).

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе