Sonte fillon edicioni i shtatë i KRIK – Festivali i Kulturës Kritike, në organizim zë Kontrapunkt, këtë vit me temën „Në rezistencë të vazhdueshme”. Programi publik fillon me ligjeratë nga Nejtan Broun, profesor i gjuhës angleze dhe drejtor i Qendrës për Poetikë të Zgjeruar në Universitetin Konkordia në Montreal, Kanada,që do të mbahet në Cifte Amam nga ora 20:00.
Nga data 16 deri më 24 qershor mbahet punëtoria “Hartimi i zanateve në Shkup” me artistin Bilal Jëllmaz nga Turqia dhe kuratoren Lidija Haxioanuod nga Greqia.
Edicioni i shtatë i KRIK – Festivali i Kulturës Kritike, në fokus ka spektrin e gjerë të formateve përmes të cilave redaktorët e programeve Iskra Geshoska dhe Artan Sadiku, me bashkëpunëtorëte festivalit përpiqen të artikulojnë temat aktuale në këto kohë rëndojnë shumë nga çështjet bazë e shënuara si përfitime nga përfitimet e qytetërimit bashkëkohorë: demokraci, solidaritet, krijim i bashkësive.
Programi publik i KRIK, vazhdon të enjten në Suli an në ora 20:00, me „Festë ose Për dashurinë” – dialog konceptual, perfromues, në të cilin marrin pjesë: Sllavço Dimitrov, Nikola Maxhirov, Ivana Haxhievska, Milica Pekiq, Vladimir Jankovski, Petar Milat dhe Elizabeta Sheleva. Drejtuesi: Artan Sadiku.
Përmbajtjet vijuese janë të premten, 24 qershor, pastaj më 30 qershor dhe 1 korrik. I gjithë programi i KRIK i Festivalit të Kulturës Kritike, i cili vazhdon në vjeshtë, është i disponueshëm në faqen e tyre elektornike.