Më datë 11 prill (e enjte) në orën 19:30 në Çifte Hamam do të hapet ekspozita me medalje arti dhe vepra të tjera të Nadja Rozevës. Kjo është ekspozita e parë e këtij lloji në vendin tonë dhe do të drejtojë vëmendjen e publikut në zhanrin intrigues të medaljes artistike. Në ekspozitën e saj, Rozeva përfshiu një nga simbolet arkitekturore dhe kulturore të Shkupit, “Posta” e vjetër, me idenë për të drejtuar vëmendjen e publikut në nevojën urgjente për restaurimin e saj. Ekspozita do të zgjasë deri më 7 maj 2024.
Rozeva është artiste dhe dizajnere që punon në fushën e skulpturës së medaljeve, bizhuterive dhe dizajnit të prodhimit. Ajo është studente e Prof. Bogomill Nikollovit, i cili së fundi u shpall doktor nderi i Akademisë Nacionale të Arteve (NHA) në Sofje dhe është fitues i çmimit më prestigjioz botëror për skulpturë medalje të Shoqatës Numizmatike Amerikane “Saltus”.
Veprat e Nadja Rozevës janë blerë për koleksionet e përhershme të: Muzeut Britanik në Londër; Kabineti Mbretëror i monedhave në Stokholmit, Suedi; Muzeu i Bergenit në Universitetin e Bergenit, Norvegji; Galeria Nacionale e Arteve në Sofje, Bullgari; Muzeu i monedhave dhe medaljeve në Kremnicë të Sllovakisë etj.
Ajo është anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Medaljeve të Artit – FIDEM, si dhe anëtare nderi e Shoqatës Sllovake të Medaljeve.