– Pas koncerteve në Lituani dhe sërish në Gjermani, Simon Tërpçeski dhe “Makedonisimo” më 26 gusht do të mbajnë koncert në fshatin Sekirnik, komuna e Bosillovës, Strumicë, vendlindja e nënës së Tërpçeskit. Koncerti në Sekirnik do të organizohet në natyrë dhe do të jetë falas për të gjithë admiruesit e interesuar të Simon Tërpçeskit dhe projektit “Makedonisimo”, njoftojnë organizatorët.
– Vitin e kaluar e filluam turneun maqedonas “Makedonisimo 2022”, me koncertin organizativisht jashtëzakonisht sfidues në fshatin Zbazhd të Strugës – vendlindja e babait të Simon Trpçeskit (në 1000 metra mbi nivelin e detit, në malin Karaorman), kështu që këtë vit me këtë koncert po ashtu të jashtëzakonshëm fillojmë turneun ballkanik të “Makedonisimo”, i cili do të zgjasë deri në tetor dhe do të përfshijë shfaqjet në Kroaci, Serbi, Slloveni, Mal të Zi, Rumani, thonë nga “KulturOp”.