Mbrëmjen e djeshme spektakël drite dhe krijimtarie mbushi qiellin e mbrëmjes mbi Shkup. Pikërisht në orën 20:00, ekipi kreativ i “Skopje Lajt Art Distrikt” inicioi një sërë instalimesh të mahnitshme audio-vizuale, projeksione laser dhe harta 3D të Postës, Qendrës së Telekomunikacionit, Kalesë së Shkupit dhe kullave të larta në Karposh 1 dhe 2.
Instalimet dhanë një përshkrim ilustrues të tërmetit katastrofik të vitit 1963 dhe të procesit të rindërtimit që pasoi. Krahas këtyre ekspozitave u transmetuan edhe mesazhe të rëndësishme nga Marshalli i Jugosllavisë, Tito, duke përfshirë deklaratën e tij të famshme të 27 korrikut 1963: “Shkupi përjetoi një fatkeqësi të paparë, por Shkupin do ta rindërtojmë me ndihmën e gjithë komunitetit tonë, do të bëhet krenaria dhe simboli i vëllazërisë dhe bashkimit, i solidaritetit jugosllav”.
Në të njëjtën kohë, në video-muret e sheshit “Maqedonia”, në Operën dhe Baletin Nacional dhe në qendrën tregtare “East Gate” u projektuan pjesë filmike nga “Fillmski Novosti”.
Me organizimin e Ministrisë së Kulturës dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ky manifestim është pjesë e projektit më të gjerë kulturor “Shkupi në pesë e shtatëmbëdhjetë”. Nëpërmjet këtyre përpjekjeve kulturore po përkujtohet 60 vjetori i tërmetit katastrofik, duke na kujtuar qëndresën historike të Shkupit.
Shkupi nuk harron – Shkupi kujton!