“Mbrëmja e BE-së” tradicionale në kuadër të “Verës së Ohrit” me klarinetistin spanjoll Pabllo Baragan dhe pianistja franceze Elloiz Bella Kon

од admin_kult

Programi i festivalit “Vera e Ohrit” vazhdon me “Mbrëmjen e Bashkimit Evropian” tashmë tradicionale, në kuadër të së cilës sonte në kishën “Shën Sofjës” në Ohër, me fillim nga ora 21:00, do të performojnë klarinetisti spanjoll Pabllo Baragan dhe pianistja franceze Eloiz Bella Kon.

Nikoqir të ngjarjes janë Ambasadori Dejvid Gir, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Ambasadori i Spanjës, Hose Luis Lozano Garsija.

Për të shtatëmbëdhjetën vit me rradhë , delegacioni i BE-së mbështet organizimin e manifestimit “Mbrëmja e Bashkimit Evropian” në kuadër të festivalit “Vera e Ohrit”.

Delegacioni mbështet pjesëmarrjen e një numri të madh artistësh evropianë në festival, i cili inkurajon bashkëpunimin dhe shkëmbimin ndërkulturor. Manifestimi “Mbrëmja e Bashkimit Evropian” filloi të organizohet në vitin 2007 me performancën e jashtëzakonshme të Orkestrës Baroke të Bashkimit Evropian.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе