Shfaqja “Nuk mund të paguaj, nuk dua të paguaj” nga Dario Fo, me regji të Vlladimir Nikollovskit, nesër (e premte, 17 maj) në ora 20:00 do të shfaqet premierë në skenën e Qendrës së kulturës në Kumanovë.
Në shfaqje marrin pjesë Marko Trajkoviq, Aleksandra Mihajllovska-Veliçkovski, Dragan Iliq, Vlladanka Kërstevski dhe Zarko Jovanoviq.
Skenari është i Mario Stoshevski ndërsa kostumet janë punuar nga Darko Ilievski.
Përsëritja e parë është planifikuar për të shtunën, më 18 maj.
Shfaqja “Nuk mund të paguaj, nuk dua të paguaj” është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.