Shfaqja „Të huaj“ sot do të ketë interptetimin e saj të 50-të në skenën e teatrit të Dramës.
Siç rikujtojnë nga teatri i Dramës, para katër viteve, më 12 maj për herë të parë në skenën e Teatrit është interpretuar shfaqja „Të huaj“, me regji të Nella Vitosheviq, punuar sipas skenarit të disa autorëve të filmit Italian „Të huaj të përkryer“ nga Paolo Xhenoveze.
Ekipin e aktorëve e përbëjnë: Igor Angellov, Irena Ristiq, Biljana Dragiqeviq-Projkovska,Zoran Ljutkov,Sanja Arsovska, Filip Trajkoviq dhe Predrag Pavllovski.
Skenografia është nga Kostantin Trpenoski, kostumografia nga Roza Trajçeska-Ristovska ndërsa muzika nga Ognen Anastasovski. Dramatruge e shfaqjes është Viktorija Rangellova.
-Teatri i Dramës Shkup me këtë shfaqje merr pjesë në disa festivale të vendit dhe ndërkombëtare ndër të cilët : „Ditët e komedisë“ në Kumanovë, FTM „Тeatri i Tetovës“,„Vera në Shkup“ në Shkup, FTM „Vojdan Çernodrinski“ në Prilep, RUTA Grupi Triglav në Podgoricë dhe në Beograd, theksojnë nga teatri i Dramës.