Në kuadër të festivalit prestigjioz “Mbrëmjet e 52-të të Operës së Majit”, më 23 maj, me fillim nga ora 20:00, në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar do të shfaqet opera “Toska” e Xhakomo Puçinit.
Paolo Bresan nga Italia drejton shfaqjen e kësaj tragjedie dramatike e cila është nën regjinë e Ognjan Draganov (Bullgari). Skenografia është e Zoran Nikollovskit, kostumografia është e Marija Pupuçevska, mjeshtra të korit janë Gjurgjica Dashiq dhe Jasmina Gjorgeska kurse koncert-mjeshtër Jane Bakevski.
Në rolin kryesor do të interpretojë premiera jonë operistike Vesna Djinovska-Ilkova, ndërsa do të interpretojë tenori Nikolla Kitanovski, i ftuari nga Rumania Lucian Petrean, basi ynë Vlladimir Sazdovski. Në role të tjera janë Dragan Ampov, Jane Dunimagllovski, Tihomir Jakimovski, Dimitar Kozhuharov, Desanka Gligorijeviq, Mirosllav Antovski së bashku me korin dhe orkestrën e Operës dhe Baletit Kombëtar.