Në Negotinë ekspozitë me skulptura të Sllobodan Millosheskit

од admin_kult

Nesër (23 maj) në ora 19:30 në sallën e ekspozitës në Muzeun e Qytetit të Negotinës do të hapet ekspozita “Introspeksioni i fragmentuar” i Sllobodan Millosheskit. Ekspozita përbëhet nga 14 vepra skulpturore me format galerie, të krijuara në dy vitet e fundit me inoks. Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 1 qershor.

–”Introspeksioni i fragmentuar” është ekspozitë e pasur teknikisht dhe konceptualisht që eksploron marrëdhënien komplekse midis vetes, perceptimit dhe identitetit tonë. E angazhon shikuesin si në nivelin intelektual ashtu edhe në atë emocional, duke inkurajuar eksplorim më të thellë të qenies së dikujt. Kjo ekspozitë është dëshmi e zotësisë së artistit dhe aftësisë së tij për të përcjellë koncepte komplekse dhe të thella me anë të metalit, duke rezultuar në vepra të bukura arti që nxisin soditje” – thotë historiani i artit, prof. d-r Xhemil Bektoviq, në kritikën e tij me rastin e kësaj ekspozite.

Sllobodan Millosheski deri më tani ka mbajtur 30 ekspozita personale, dhe ka marrë pjesë në mbi 90 ekspozita grupore në vend dhe jashtë vendit. Ai është anëtar i DLUM-it që nga viti 2009 ndërsa aktualisht punon si profesor me korrespondencë në Akademinë e Arteve në Universitetin Goce Dellçev në Shtip.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе