Në Teatrin Kombëtar në Shtip sot (3 tetor) në ora 20:00 do të shfaqet shfaqja teatrale “Vllast” me regji të Gjorgi Rizeskit.
Bëhet fjalë për komedi të Branisllav Nushiqit kurse dramaturg i dramës është Trajçe Kacarov. Skenografi është Martin Manev, ndërsa kostumet janë të Keti Paunovska.
Në shfaqje marrin pjesë Eftim Trajçov Gjaurski, Millorad Angellov, Nikolla Milloshevski, Elena Shorova Derbov, Marko Trajkoviq, Ava Huseini, Millanço Gjeorgiev, Marko Trajkoviq dhe Stefanija Mitovska.