Teatri Kombëtar i Maqedonisë me shfaqjen “Armiku i popullit” nga Henrik Ibzen, me regji të Nina Nikoliqit, këtë muaj viziton dy festivale ndërkombëtare në Mal të Zi.
– Paraqitja e parë ishte mbrëmjen e djeshme në edicionin e 37-të të festivalit “Teatri i Qytetit” në Budva, i cili këtë vit po mbahet me parullën “Forcë, Guxim dhe Marrëzi”. Në kuadër të këtij festivali, i cili zhvillohet nga data 5 korrik deri më 22 gusht, rreth 620 pjesëmarrës do të marrin pjesë në artet dramatike, letrare, muzikore dhe vizuale. Shfaqja e dytë do të jetë më 18 korrik, në edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Purgatorije” – Tivat. Përveç shfaqjes së TKM-së, në programin garues do të marrin pjesë edhe 8 shfaqje të tjera nga Beogradi, Zagrebi, Novi Sadi, Podgorica, Tivati dhe Spliti – njofton TKM.
Në shfaqjen “Armiku i popullit” interpretojnë Nikolla Ristanovski, Zvezdana Angellovska, Darja Rizova, Jana Velljanovska, Ana Arsovska/Llana Grpçevski, Bllagoj Veselinov, Petre Arsovski, Sashka Dimitrovska, Aleksandar Mihajllovski/Grigor Jovanovski, Nino Levi i Martin Gjorgoski.